DEPARTAMENTI I XEHTARISE

Perspektiva e Departamentit mbështetet në

a. Veprimtarinë e rëndësishme si: Studime, Elaborate, Plane operative, Projekte të minierave sipërfaqësore dhe nëntokësore.

b. Zgjidhje e problemeve tekniko-teknologjike të MS. të qymyrit.

c. Teknologji e depozimit të hirit nga TC. (pluhrosjet); Monitorimet etj.

d. Shërbime cilësore (Analiza laboratorike, Analiza Gjeomekanike, Gjeostatike, Analiza sigurisë dhe stabilitetit të trollit, etj.)

e. Kuadër me përvojë shumëvjeçare.

f. Pajisje me bashkëkohore me programe adekuate dhe… Çmime të volitshme.

Në kuadër të DPT Xehetarisë funksionon edhe sektori për kërkime Gjeomekanike:

a) Analizat laboratorike gjeomekanike, ku caktohen:

  • Pesha vëllimore
  • Pesha specifike
  • Përbërja granulometrike
  • Kufijtë e Atterbergut në konsistencë
  • Poroziteti
  • Këndi i brendshëm i fërkimit dhe kohezioni
  • Me provën e prerjes direkte
  • Me provën triaxiale
  • Me provën e prerjes në përdredhje
  • Moduli i ndryshmërisë
  • Koeficienti i upërshkueshmërisë
  • Lagështia optimale me provën e Proktorit
  • Ngjeshmëria me pllakën rrethore

b) Analiza gjeostatike

  • Përpunimi statistik i parametrave gjeomekanik
  • Përvetësimi i faktorit të sigurisë varësisht nga kushtet gjeoteknike
  • Përvetësimi i parametrave llogaritës
  • Llogaritja e stabilitetit të shpatëve në mënyrë elektronike me softuerin adekuat (AGIK)
  • Llogaritja e aftësisë në mbajtje